Shqiptarëve u është sosur durimi!

325
Sigal

Për fatin tonë si popull dhe për fatin e keq të pushtetarëve, vetë këta të fundit kanë ndihmuar për të rrezuar vetën e tyre. Facebook nuk i rrezoj ata duke mobilitizuar masat, por i rrëzojë duke treguar shëmbëlltyrën e vërtetë të tyren. Me arrogancën maksimale, pushtetarët tanë në këto vite të një Shqipërie në varfëri maksimale sociale dhe ekonomike, përmes profileve të tyre në Facebook, për çdo ditë na kanë demonstruar lluksin e tyre të shfrenuar, jetën e tyre që mund të krahasohet me sheikët në Dubai. Per çdo ditë e sidomos për çdo të enjte, pushtetarët tonë deshmonin me arrogancë e përbuzje privilegjet e tyre në një vend si Shqipëria, ku buka blihet me listë, vendi i punës me para dhe shendoshja me mik apo para. Shqiptarët në mënyrë dëshpëruese pa shpresë e sidomos të rinjtë u larguan në vitet e fundit drejt Europës për më shumë shpresë e siguri, mirëqenie e mbi të gjitha për të shpëtuar nga pushteti i pushtetarëve. Shqipëria dukej gjithnjë e më shumë se ishte kthyer një vend në eskluzivitetin e pushtetarëve. Propaganda e ngritur do të vinte një ditë që do të kthehej në bomerang kundër atyre që përdoren për pushtetin. Me propagandë, thuajse e krijuan bindjen se shqiptarët, janë dele e me ta mund të bëhet çdo gjë. Mund të shtypen, përdoren, arrestohen, burgosen, mund të lihen pa drita edhe pse s’kanë as punë e as para për t’i paguar. Mund t’i lësh pa punë, pa bukë, pa arsim dhe pa të ardhme e ata, shqiptarët e ndershëm nuk na bëjnë gjë. Para shqiptarëve të ndershëm e të thjeshtë në këto vite kanë kaluar miliona euro për tendera rrugësh me shifra marramendëse dhe fituesit ishin të njëjtët, miqtë e pushtetit dhe sponsorizuesit e tij, ndersa shqiptarët pa punë, në varfëri e pa bukë. Një vend me probleme serioze varfërie, papunësie, Tirana, për të krijuar iluzione, me para publike është ndriçuar e zbukuruar sikur të ishte Manhatan. Pashë që shërbëtorë të pushtetit e disa që kanë trashëguar pushtet, para e mirëqenie vendosën theksin, dje e sot tek rrëzimi i pemës në qendër dhe nuk thanë as një fjalë për një 25 vjeçar që kishte punuar gjithë ditën për bukën e gojës dhe u vra sikur të nje hiç. Këta, që për arsye të privilegjuara sociale, që nuk e kanë njohur kurrë papunësinë e varfërinë, duke bërë pjesë tek elita false e përfituese, harruan se për këto festa shumë qytetarë nuk do të kenë mundësinë as të bëjnë bakllava apo të blejnë mandarina. Aq shumë u rrit arroganca e pushtetit se thuajse kishin krijuan bindjen e plotë se ata ishin të perzgjedhurit dhe populli i kishte pranuar ata me të gjitha privilegjet si faraonë. Në një vend si Shqipëria, ku te pasur janë pushtetarët dhe të varfër janë qytetarët, është e thjeshtë të blihen ose tu mbyllet goja ato që në fakt do të ishin zëri i shoqërisë civile. Dukej se pushteti e kishte situatën nën kontroll, propaganda po funksiononte dhe shqiptarët ishin “dele”. Sigurisht nuk i kishin bërë mirë llogaritë dhe arroganca e tyre do të ishte e do të jetë fundi i tyre. Rinia shqiptare e zhveshur dhe e dëshpëruar nga realiteti, pranoj të largohej, pranoj nënshtrimin, por nuk mund të pranonte e të pranoj dhunën e shkopinjëve. Shqiptarëve u është sosur durimi përballë arrogancës, pasurimit apo privatizimit që i ka bërë pushteti gjithë Shqipërisë.

Nga Alban Daci