Ballina Aktualitet Adelina Ismajli nuk donte të binte në dashuri, por ja si i’a...

Adelina Ismajli nuk donte të binte në dashuri, por ja si i’a fitoi zemrën bashkëshorti

208

Adelina Ismaili nuk i mungoi muzikës këtë verë sepse solli një super hit në bashkëpunim me Rina Balajn, një ripërpunim të këngës “Qikat”.

Mirëpo në rrjete sociale, kohët e fundit Adelina i kishte munguar fansave.

E së fundmi këngëtarja së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj Uliksin ndodhen me pushime në Greqi.

Nga pushimet Adelina ka postuar një foto me bashkëshortin dhe tregon se pranë tij ndihet e lumtur.

“Nuk doja të bija në dashuri, por kur ti buzëqeshe e dija që do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Adelina.

 Fjalët Kyce