Azilkërkuesit e dëbuar nga Gjermania: Nuk mund ta shajmë Merkelin

473
Gjermania ka sjellë sot drejt vendit tonë një sërë azilkërkuesish. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat kanë publikuar dhe një video të momentit të dëbimit të shqiptarëve. Aty shihet momenti i mbërritjes në Rinas i 80 azilkërkuesve. Njëri prej tyre ka theksuar se ka shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë. “Shkova në Gjermani për shkak të problemeve ekonomike. Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për Merkelin. Gjermania na dha për të ngrënë, na ka respektuar dhe na ka ofruar strehë”, kanë pohuar ato.
Sigal