Shqiptarja fiton mandatin e deputetes në Kroaci, Presidenti Meta: Forcojmë rrugën e Integrimit

70

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook, ka uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kroaci, deputeten shqiptare.

Ermira Lekaj-Përlaskaj, e cila merr mandatin e tretë, për kreun e shtetit është një arrtije e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në këtë Parlament. Nga ana tjetër, Presidenti Meta thotë se bashkëpunimi mes dy shteteve, forcon rrugën drejt Integrimit të Shqipërisë në BE.

”Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë”,- shkruan ndër të tjera Presidenti Meta në facebook.

Postimi i plotë

Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë