Berisha: Dënoj terrorin e Edvin Kristaq Hajdutit ndaj Gjergji Thimos

264
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një paralajmërim kreut të qeverisë Edi Ramës, të ndalojë terrorin dhe çdo akt ndaj koleksionistit Gjergji Thimo, i cili tregoi para pak ditësh në “A Krasta Show”, se Rama kishte qenë i burgosur në Paris dhe madje i publikoi edhe numrin e tij si i burgosur.
Sigal

Berisha bëri të ditur sot në Fb:

“Breaking News! Edvin Hajduti rrethon me narkopolici, koleksionistin Gjergji Thimo, i cili bëri publike numrin e Edvinit në burgun e Parisit si trafikant ikonash. Gjergji Thimio iu tha shqiptarëve të vërtetën, të cilën i pari e kishte zbuluar Fatos Nano kur akuzoi Edvin Hajdutin se e mori nga Parisi tek shiste ikona të vjedhura.

Edvin Hajduti deri sot nuk e ka përgënjeshtruar kurrë Fatos Nanon dhe as Gjergji Thimion.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin dhe paralajmëroj Edvin Kristaq Hajdutin se për çdo akt ndaj Gjergji Thimios, do të përgjigjesh në person,” ka nënvizuar ai.