Vettingu e nxori jashtë sistemit të drejtësisë, KPA merr vendimin për Bujar Hotin

576
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar një vit më parë prokurorin Bujar Hoti. Ky ka qenë vendimi i dhënë për prokurorin e apelit në Durrës, që ishte njëherësh dhe kandidat Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Hotit i janë gjetur një sërë shkeljesh nga ana e ONM-së, ku ka pasur dhe një diskutim mes prokurorit dhe përfaqësuesit Theo Jacobs.

Bujar Hoti, i cili ngeci ne vetting, nuk arriti te rikonfirmohet në detyrë nga KPA ditën e sotme ku kjo e fundit la në fuqi vendimin e KPK lidhur me shkarkimin e tij.