Platforma e PD/ Kryemadhi-Ramës: Kthe përgjigje për pesë kushtet, pastaj takohu me ne

565
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës, Edi Rama duhet të shikojë pesë pikat e platformës së PD-së.

“Është një strukturë që thotë që palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një nga të huajt. E gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato nëntë kushte janë kushte të domosdoshme që nxjerr vendin nga kriza.

Zoti Basha nuk përfaqëson vetëm PD-në, përfaqëson vetëm opozitën. Ne kemi vazhdojmë axhendën tonë. Rama kërkon të ruajë vetëm kokën e tij.

Nëntë kushtet e Gjermanisë do të pasohen nga kushtet e vendeve të tjera. Po shumë le të vijë ai te PD-ja, ne i kemi çuar pesë kushtet, le të vijë të takohet me ne se ai është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë.”, u shpreh Kryemadhi.