3900 qytetarë nisen nga Korça për t’iu bashkuar protestës së opozitës në kryeqytet

136

Rreth 3900 qytetarë të Korçës janë nisur drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së frontit opozitar të paralajmëruar për të filluar në orën 18:30, në sheshin para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, me dhjetra autobuzë, mikrobuzë dhe automjete, po vijnë drejt Tiranës edhe nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lezhës, i Kukësit dhe i Shkodrës.

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga përfaqësues të strukturave lokale të PD-së në Korçë, numri i përkrahësve të demokratëve që do të mblidhen në Selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar, arrin në 1500, ku përfshihen edhe qytetarët e Devollit, të Kolonjës dhe të Pogradecit.