Suplementi Pena Shqiptare/Zamira Çavo: Nostalgji

198
Sigal

 

Në lagjen e vjetër ku jam rritur,

sot askush s’më njeh.

Disa rrugët e botës kanë marrë

e të tjerë prehen nën dhe.

Dhe mbrëmjeve tek kthem vonë

s’më shoqëron më “natën e mirë”.

Mëngjesve trokitja e fqinjit më mungon

“Kafenë a e ke pirë”?

Tek kaloj rrugës cdo mëngjes,

Shoh njerëz që kalojnë,

Nuk pres askënd të më përshëndes,

Dhe rrugën nuk e ndrroj.

Nëse dikush më del përpara

dhe ndrojtur lekë për bukë kërkon

Me vrap dorën në xhep e fus

Zakonin e vjetër më kujton.

Në lagjen e vjetër sot një grua

E shtrirë mbeti rrëzuar

Sa shumë vrapuan per ta parë

E Askush për ta ndihmuar!

Ka vdekur lagjia ime e vjetër

Kot përpiqem për ta kujtuar

Mirë njerëzit që nuk I njoh më

Po humanizimi ku ka përfunduar????