Suplementi Pena Shqiptare/ Zaho Vasili: Ta dëgjova zërin…

163
Sigal

Ta dëgjova zërin, s’ta pashë bukurinë!

Me mure të lartë e kishe avllinë.

Tre a katër zogj, që mbi pemë po rrinë,

me mure të lartë e kishe avllinë.

 

Se ti po këndoje këngë për dashurinë.

Zërin ta dëgjova, s’ta pashë bukurinë.

Kishin çelur lulet, vesa ta mbush synë.,

Sa bukur këndoje ti për dashurinë…

 

Poshtë e lartë në rrugë hapat nuk më rrinë

dil moj pak te porta, nxirre bukurinë…!

Kur e pashë që s’doli, mbërrita unë te kënga:

zemër kishte jashtë, zemër kishte brenda.

 

Pse e preve këngën, në ajër ngriu kënga:

zemër kishte jashtë, shpirt kishte brenda!

Ajo nuk duroi, as dhe unë s’durova

e hapa kanatin, përballë i qëndrova.

 

Në sy u vështruam asnjë fjalë s’thamë.

Të dy s’e kuptuam si në krahë ramë!

Ta dëgjova zërin, s’ta pashë bukurinë

Me mure të lartë e kishe avllinë…