Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Dora e njeriut

Dora është ajo, që në shekuj na zhvilloi
dhe e solli botën këtu ku jemi sot!
Dora herë -herë , ka pat rast dhe na shkatërroi
aqsa dhe globi, jo pak herë ka qarë me lot.

Dora është ajo, që mbolli e lëshoi fare,
mbas qeve me parmëndë e lidhur fort.
Pa dorë kuptohet, s’do kishim as arë
dhe toka përherë, do të ish në abort.

NOA

Më thoni kush nuk e ndjeu dorën e nënës
në jetë me klithma, kë nuk solli – vallë ?
Cila nënë s’mori dritë, nga dritë e hënës
e me dorë t’ja vendos, fëmijës në ballë ?!

Gjyshes së mirë kush nuk i ndjeu dorën
kur na mbante gishtrinjtë , në motin e ftohtë?
Ju kujtohet kur mbi flokè, ajo na hiqte borën
sa e ngrohtë na dukej dora…sa e ngrohtë?!

Duart fort, ndër vite kemi pas shtrënguar,
dhe betuar mbi flamur, i vumë besa –besë,
kur nga plagët e shumta, kemi rënkuar
për ty Atdhe – a nuk thamë- për ty do tè vdes ?

Veç kujdes prej saj, nëse s’do besohej kurrë
nëse fuqinë pabesisht, e për keq ja morën…
Me fytyrë prej engjëlli mbasi lëshonin gurë
hidhnin, godisnin veç… duke fshehur dorën.

Është ajo që shpesh herë vjen e gulçon
mbjellëvdeksja që thotë :- jetën ta mora !
Për të keqin e pabesë që dheut i rëndon
mallkuar kemi thënë – e ju thaftë dora !

Përqafuar duart kemi ecur me shokë e miq
eh…sa bukur e madhërishmja dorë ndër vite.
Veçse ruhuni nga buzëqeshja e njerëzve të ligj,
sikurse edhe nga duart shtrënguar- hipokrite !