T’u bëftë mamaja,
të fustanit bardh,
ta gëzosh bijë,
me fatin e bardh.
Fustani i bardhë,
kurora mbi kokë;
mbretëresh e mamasë,
je bërë sot.

Me djal me cupë,
ju kemi syt e ballit.
Ju paçim sa malet,
lumturi na falni.
Me nuse e dhëndur,
ju duam me zëmër…
Dritë bëhet shtëpia,
martohet fëmija.
Me kostum të zi,
e fustan të bardhë,
sa lezet që kini,
Zoti ju bëftë mbarë.
Trëndafil të kuq,
vendosur në xhep,
Çupa si princeshë,
Djali porsi mbret.

Kur të pash
Atë ditë që të pash,
A për mir a për keq,
Nuk e di si të lash,
Ika larg në kurbet.
Cmë bëre vajzë e bukur,
Vëndi nuk më mban,
Syt e ty shfaqen nga do,
Zëmra nuk gjen derman.
Në ëndërr të shoh cdo nat,
Më kërkon nuk më gjen,
Jam duke vrapuar,
Vajza ime bëhesh er.
Nuk durova u ktheva,
Erdha të takoi ty,
Te vëndi ku dilnim për dita,
Aty të gjeta ty.
Të përqafova me mall,
Dukej shekuj pa u par,
Zëmra jote zëmra ime,
Sot jan bërë bashk.






















