Forcimi i marrëdhënieve akademike! Prof. Anastas Angjeli takon kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Zgjerohet bashkëpunimi mes Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.  Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Anastas Angjeli, President i UMSH, së bashku me Rektorin e UMSH, Akademik Prof. A. Civici, Zv. Rektorin Prof. Perparim Kabo dhe As. Prof. Nokolin Pano, u pritën dhe zhvilluan një takim bashkëpunimi me drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës, përfshirë rektorin, prorektorët dhe senatin e këtij universiteti.

Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në projekte, shkëmbimin e pedagogëve dhe studentëve, si dhe zgjerimin e kërkimit.

Sigal

“Prof. Anastas Angjeli  zhviulloi një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Pas takimit dhe prezantimit të librit “Institucionet e Bretton Woods-it dhe Shqipëria” në Universitetin Shtetëror të Tetovës, patëm një takim miqësor me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti” deklaroi përmes një postimi Prof. Anastas Angjeli.