Suplementi Pena Shqiptare/ Xhevahir Spahiu: Sërish jam vetëm, vetëm…

Po bie nata
pa një yll rrëqethës.

Sërish jam vetëm
-vetëm.

Sigal

Nën dhe si vemje
ndryshku po bren hekur.

Sërish jam vetëm.
Vetëm.

Më griu grija e përditshmërisë.

Boshin
shurdhan,-e di,
s’ma merr askush.

Po shkoj në tjetër vend.

Përtejshmëria
s’dhemb.