Suplementi Pena/ Gjon Gjergjaj:  Ilirët e mbajnë mend kur ka lindur Drini i Bardhë 

238
Sigal

(Skena:- Shtëpi e një familjeje shqiptare.

Gjyshi mbi një trung, nën një pjergull rrushi.

Posa vijnë nga shkolla Engjëlli e Teuta)

Teuta – Gjysh, a u lodhe? ( e përqafon).

Gjyshi – Jo, flutura e gjyshit, po ti si kalove, mirë?

Teuta – Mirë.

Gjyshi – He, të pastë gjyshi, po fëmija i mirë – mirë do të kalojë.

Engjëlli – A u lodhe gjyshi?

Gjyshi – Jo, pëllumbi i gjyshit po si kaluat sot, hë…se ç’po ju ngarkojnë me këto të bekuara libra, he- ëë…Po si kaluat sot, more biri im? He, shko te kroi e freskohu pak, se edhe rruga, edhe dielli … qenke bërë ujë.

Engjëlli – Gjyshi, sot kam pasur fat. Në orën e historisë kam fituar pesë. Mësuesja i bëri pyetje tërë klasës. Unë u përgjigja në pyetje bukur dhe mirë ia qëllova.

Gjyshi – Aferim, pëllumbi i gjyshit. Ashtu duhet. Po, a mund të më tregosh se cila ishte pyetja ?

Engjëlli – Pyetja ishte nga kemi ardhur ne shqiptarët.

Gjyshi – Pyetje e bukur, apo jo?!

Engjëlli – Po, gjysh, e bukur.

Gjyshi – Po si u përgjigje ti, pëllumbi i gjyshit?

Engjëlli – Unë iu përgjigja pyetjes kështu, gjysh: Ne nuk jemi popull i ardhur, por ne jemi të këtij vendi. Jemi populli më i vjetër në Ballkan.

Gjyshi – Bravo, pëllumbi i gjyshit! Po, ashtu është. Eja e qafe gjyshin, Po ti, more pëllumbi i gjyshit, ti na e ke zbardhur fytyrën gjyshit, fshatit, fisit dhe klasës tënde, ashtu duhet.

Teuta – Gjysh, ne këto i kemi mësuar nga ju. Dhe babai na i ka përsëritur disa herë. Çdo herë na keni thënë se ne kemi lindur para Drinit të Bardhë.

Gjyshi – Po, bijtë e mi, si thotë legjenda ashtu është. Po atë që thua ti ma ka rrëfyer gjyshi im Tunë. Ai më ka thënë se ilirët janë  në këto troje gjashtëmijë vite para Krishtit dhe janë populli më i lashtë sot në Ballkan!

Engjëlli – Gjyshi, a do të luajmë, se tani jam pak nervoz dhe kam nevojë për pak pushim?

Gjyshi – Po, por duhet që së pari të shikoni njëherë që t’ i kryeni detyrat e shtëpisë, të hani diçka, të pini diçka.

Engjëlli – Gjyshi, unë për detyrë shtëpie e kam për ta mësuar vjershën “Mëmëdheu”. Atë e kam mësuar që në vitin e tretë të shkollës fillore.

Gjyshi – Eja e ta dëgjojmë vjershën, trimi i gjyshit.

Engjëlli – Po, gjyshi (bën me kokë dhe ia fillon vjershën).

Mëmëdheu    

Mëmëdhe quhet toka,

ku më ka rënë koka.

Ku kam dashur mëmë e atë,

ku më njeh dhe guri i thatë,

ku kam pasur shtëpinë,

ku jam rritur me thërrime,

ku kam folur gjuhën time,

ku kam fis e ku kam farë,

ku kam qeshur, ku kam qarë,

ku rroj me gaz e me shpresë,

ku kam dëshirë të vdes.

  1. Z. Çajupi

Gjyshi – Aferim. Tani, pëllumbi i gjyshit, e ke dhënë provimin për të hy në lojë. Po Teuta, ç’thotë, e?

Teuta – Unë, gjysh, për detyrë shtëpie kam për t’i mësuar dy ose tri gjëegjëza. Por ato do t’i shënoj pas lojës.

Gjyshi – Ashtu, po, iu pastë gjyshi, po ma sillni shkopin, se gjyshi ka dëshirë të luajë me ju.

Teuta – Gjyshi, me cilën lojë do t ia fillojmë ?

Engjëlli – Me lojën “Fluturon! Fluturon! (Ulen aty me gjyshin).