Suplementi Pena Shqiptare/ Vepror Hasani: U bëra mik me erën

275
Sigal

U bëra mik me erën!

S’e dija që ishte mikeshë kaq e mirë.

Më heq nga shpirti mall e brengë:

më bën të ndihem mirë.

Ndaj e mësova gjuhën e saj,

me bukuri dhe shije.

Është e vërtetë dhe e pafaj,

gjuhë perëndie.

Mëngjeseve më flet me freski,

më sjell aroma lulesh.

Më flet me gjethet që fëshfërijnë,

me degë pemësh që lëkunden.

Por, për miken time më flet gjatë

e më tregon gjithçka.

Befas ma bën ditën të artë;

më bën të ndihem me krah’.

Dhe kur prej trishtimit nuk dal dot:

më përqafon me mall.

Çiltërsisht e ëmbël më thotë,

është dhe përqafimi i saj.

Dhe kur të lotuar më gjen:

pikëlluar më vështron në sy.

Prej saj një pikë loti më sjell:

qani të dy!

Dhe krahët e saj prej ere i zgjat

nga unë deri tek ajo.

Prekja zemrën,- më thotë, se i digjet flake,

dorën ia shtrëngo.

Prej saj do të sjell me nxitim:

çdo buzëqeshje e çdo lajm,

se jam e sigurtë o miku im,

ty veç kujtimi i saj të mban gjallë!