Të jesh me ty
Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send,
të shohësh thellë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e të mos duash të jesh përherë me ty?
Të ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshtimën e kaltër,
limonët mbi krye,
peshkarexhat si zjarre të natës?
Të jesh me ty,
tok me ty të qeshësh
e mos kuptosh se si përpiqet deti
të dalë jashtë guaskës së vetvetes?
Të jesh me ty?
Të jesh me ty!
LUTJE
Përpara tymit,
Harroj zjarrin
Përpara puthjes
Harroj dashurinë
Përpara lules,
Harroj erëmimin
Përpara hingëllimës,
Harroj kalin
Përpara emrit,
Harroj njeriun
Më vini përpara orën,
Të harroj kohën