Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Jo një natë, as dy, as tre

368
Sigal

(Këngëtarit Sherif Merdani)

Në korrik në mes të verës,
S’ e mbaj mend në ç’vit të lig
Te ballkoni, prapa derës
Zëri i tij befas u fik.

Zbriti era e çakërdisur
Dhe e shtyu me egërsi
Nga foleja, të zvarrisur
E përplasi në kuvli.

Ëndërrove botë të lirë,
Dhe të plasën në zinxhirë
Jo një natë, as dy, as tre
Po shtatë mijë tridhjetetre.

Pas bedenash si në varr.
Ah, zinxhir, more tinzar.
Lidhe këngën, lidhe erën
Lulëzimin dhe pranverën.

Po ajo një ditë shpërtheu
Erdhi,… këngën e rrëmbeu
Te ballkoni, prapa derës,
Të dha shpirt në prag të verës.

Ah, i dashuri trumcak,
Shkove djalë u ktheve plak.
Jo një natë, as dy, as tre,
Po shtatë mijë tridhjetetre.