Nëpër këngë tregime dhe nëpër legjenda
Nami i bletës ka shkuar deri tek qielli.
Koshere e mjalti mistere mbajnë Brenda,
mjalti-puthje petale të luleve nga dielli.
Bleta në çdo lule për nektar ka nevojë!
Asaj i ngjan njeriu i mirë që punon.
Ai mbledh mençuri nga çdo përvojë.
Përvoja mësuesja që nuk merr pension.
Artizani model i natyrës e punës-bleta.
Mjalti, fruti i punës saj për njerëzimin.
Dobi të madhe sjell në bujqësi-e vërteta,
puna e saj model për bashkëpunimin.
Bletari që merret me ato, punon si bleta,
mjalti si fjala e butë që zemrat shëron.
Por vetëm të merresh me fjalë-të vërteta
Thënia “mjaltë,mjaltë”gojën se ëmbëlson.
Të gjithë njerëzia ju duan t’u kenë pranë!
Ky mendim jashtë nesh mos u ndaftë.
Vetë bleta atëhere do të gjente belanë
Dihet se nuk bëjnë gjithë mizat mjaltë