“210 Ekstra Fabula”.
Në krye të librit Pëllumbi, ka vendosur me ngjyra-Tituj-Çmime e Vlerësime, të marra, brenda dhe jashtë Shqipërisë…
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
shkrimtar
Kryetar i Shoqatës Kulturore
Atdhetare-Ismail Qemali Vlorë
..Mirënjohja dhe vlerësimi i
Fabulistit të shquar Pëllumb Velo
Anë e kënd botës mbarë, na bën
të ndihemi të gjithë krenar…
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
shkrimtar
Kryetar i Shoqatës Kulturore
Atdhetare-Ismail Qemali-Vlorë
Gazeta Telegraf
11.12.12014
Me fabulat, që ti shkrove
Pëllumb, lartë fluturove.
Për vendin e botën mbarë,
do të mbetesh një fanar…
Albert HABAZAJ
shkrimtar
Vlorë-2010
…Nëpërmjet fabulave autori
Pëllumb Velo përcjell urtësi,
mençuri dhe filozofi, duke transmetuar
një botë të pasur artistike dhe estetike…
Prof. Dr Bardhosh Gaçe
shkrimtar
2007
…Në tërësinë e fabulave
të Pëllumb Velos, këtij autori
mjaft prodhimtar, ndesh
urtësinë e një kombi të tërë…
Kosta Raka
piktor
Tiranë-2007
…Filozofia e bukuria e fabulave të Pëllumb VEelos, qëndrojnë në lartësitë Everestiane.
Ato, thurur janë me hiperbola e metafora të qëlluara e të perfeksionuara, me mendime sa të thella e të larta, aq dhe të shndritshme e të arta…
Çobo Skënderi
shkrimtar – publicist-përkthyes
Tiranë – 2012
…Fabulat e Pëllumb VElos, thurur janë me mendime e vargje brilante, të cilat do të mbeten perla në fondin e Artë të Letërsisë Shqipe dhe më gjerë…
MS.C-Albert Habazaj
poet-studiues
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”-Vlorë
Gazeta – Telegraf – 01.08.2018
Cjapi dhe Dreri
-Kur heq keq vërtet’ një pyll? Cjapin cyt, dreri si yll!
Cjapi flet e llullën heq:
-për vendin, drer, s’ka më keq.
Kur mbreti që vjen në krye,
ka simptoma çmendurie!…
1964
Ariani dhe babai
E pyet Ariani t’anë:
-Përse babi turfullon,
kur flet X-s politikan?
Babai zërit i mëshon:
-Ndihem keq, more djalë, kur amorali bën’ moral!…
30.03.2006
Zebra dhe Xhirafa
E mërzitur thërret zebra:
-Ca zyrtar’ posht’ e përpjetë,
qofshin meshkuj apo femra,
nuk zgjidhin hall pa marr rryshfet!
Qesh e ngjesh gjegjet xhirafa:
-Kërrpushat që s’rrojn’ pa gjak,
sapo shkojn’ ngjiten tek qafa,
rriqet mbledhin rreth e qark…
10.10.2011
Drer –poeti dhe vëllai
Drer-poetin cyt vëllai:
-Karieristët e pavlerë,
si arrijnë gjer në majë?
Për të vras mendjen përherë!…
Poeti me flokët kostra,
buzëqesh e flet ngadalë:
-Nëpër shekuj këto monstra,
veç me bryla ngjisin shkallë…
07.03.2008
Derri dhe dreri
-Kur prijsi ardhur në pushtet,
kalit të hipur më s’i zbret.
Me të ç’bëhet, more drer?
-I bërë shpuzë, pyet një derr.
Gjegjet dreri tej nga porta,
teksa zbret shkallët e gurta:
-Vizionarin e sjell vota,
diktatorin e shkul lufta…
07.08.2011
Poeti dhe Liria
Poetin-mik cyti Liria:
-Ca burra po vrasin gratë!
Thon’ se shkak ësht’ varfëria,
e tranzicioni shum’i gjatë…
I shokuar për çfar’ po ngjet, zgjuarësisht miku i flet:
-Shkaku s’është varfëria,
i çmend droga dhe rakia…
09.05.2014
Gruaja dhe toka
Me ferrë çjerr këmbën në arë, gruaja flet duke qarë:
-Pse, moj Toka zemërgjerë, mes të mirash rrit dhe ferrë?
Ia kthen Toka:- Bashkë ngjajmë, njëra-tjetrën të mos shajmë.
Si un’ që rris grur’ e ferra,
ti lind yje, pjell dhe derra…
17.05.2008