Në një fshat të thellë mes maleve,
një Çobanesh delet i mbante.
Tinguj melodish si në dete pranë valëve,
Çobanesha tinguj shpirti përhapte.
Buzëqeshja s’iu zbeh në asnjë kohë!
Zëri i saj delet i mblidhte.
S’pyeste se koha do ishte me borë e me llohë,
dhe ndonjëri me bisht të syrit e shihte.
Gjithë dashurinë Çobanesha tek delet e kishte;
këtë njohje me të asnjëherë s’e fshijë.
që në vargjet e mia dhe ajo të ishte,
që në vargjet e mia dhe ajo të rrijë.
Dhe Nga Një Lule, Nga Një Gjeth
Sa herë në vendlindje kthehem,
Shumë kujtime sjell e sjell.
Dhe nga një lule këtu unë dehem,
Dhe nga një pemë e nga një gjeth.
Te shtëpia e vjetër, ëndrrat më përkëdhelin,
Gjumi është më i ëmbël me bindje e them.
Kujtimet e të parëve në çdo hap më përcjellin,
Ndaj ardhja këtu aspak s’më zhgënjen.
Sa herë në vëndindje kthehem,
Shumë kujtime sjell e sjell.
Dhe nga një lule këtu dehem,
Dhe nga një pemë e nga një gjeth.