Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Çamëria

Në brigjet e thyera të lotit të heshtur

ku shpirti i Çamërisë ende trembet!

Sigal

Atje ku zemrat prej kohësh s’kanë qeshur,

atje ku malli si dhimbje gjendet.

 

Atje ku ullinjtë dikur flisnin pa fjalë,

dhe era si ledhatim shfaqej.

Tani kujtimet janë gurë varresh të gjallë

e heshtja si zëra vajtimi përhapet.

 

Na i prenë këngët, na i shuan vatrat

Gjaku mbeti në prag, shpresa endet gojë më gojë…

Atje ku dikur shqiponja hapte flatrat

Çamëria pret bijtë e bijat t’i përqafojë.

 

O truall i heshtur, o dhimbje e zgjatur!

Me fjalë të kthehemi gjithnjë në kujtesë!

Se shpresa s’vdes, sado e përflakur.

Çamëria jeton në zemrat shqiptare si pjesë.

 

Me varkë dashurie

 

Me varkën e dashurisë do të të sjell reshje:

Ato të ndezin flakë e nuk të mbysin.

Të dy siç jemi të zhytemi në buzëqeshje,

e ato të na sjellin atje ku ishim.

 

Erë do bëhem e mes zogjve do të futem

dhe hëna me bisht të syrit të na shoh.

Me lulet e Prillit, nën vetull do strukem.

Atje të qëndrojmë e të çelim në çdo kohë.