Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhë, ku përplasja e fortë mes dy automjeteve ka bërë që njëra prej makinave të përfundojë jashtë rruge, në anë të aksit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




















