Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Ca gra…

Ca gra, me urbanë të qytetit kthehen

Në urbane me ngut ngjiten e zbresin

Sigal

Ato sot më të lumturat ndjehen

Të festojnë së bashku mezi presin.

 

Ca gra, me urbanë u kthyen atë ditë

Të rregulluara të bëra si lule në buqetë

Fundja festa bëhej njëherë në vit’

Dhe ajo ditë bukurin e vetë duhet të ketë.

 

NË SHPIRT TË TË LË…

Kush tha se ashensori u prish

Këtë kush e hapi, kush?!

Tek unë, në katin e siperm të vish

S’të ndal askush.

 

Kush tha se ashensori, s’ngjitet më?!

Unë vet do vij të të marr

Të të fut në shpirt dhe atje të të lë.

 

Kush tha se ashensori u prish?!

Këtë fjalë kush e nxori?!

Ku është dashuria, ç’duhet ashensori?!