Suplementi Pena Shqiptare/ Sami Millloshi: I dehur

459
Sigal

Sot jam dehur,
Por, jo me uiski…

I rashë pash më pash qytetit,
dhe sytë m’u turbulluan
tek një shpinë e bardhë e zbuluar gruaje
q’e piva me eks…

këmbët nuk po më mbanin,
por i thirra mendjes…

Mendja më tradhëtoi,
më tha ta pija edhe një herë atë shpinë të bardhë,
por sytë nuk m’u bindën,
ajo u zhduk,
a ndoshta qe andërr…

Pastaj heshta përballë një fakiri
q’e kish zënë gjumi në stolin e parkut
me një krëhër blu në dorë…

Piva edhe aty një shishe me dhimbje
se ika pa i krehur flokët e mij me krëhërin blu të tij,
Nuk mund t’ia prishja gjumin…

Balancën e humba,
Për pak u shemba përdhe,
Po të mos kisha pirë pak ujë
Në të njëjtën gotë ku një qen lëpinte
gllënkat e fundit
nën kujdesin e të zonjës…

Ashtu i dehur hodha në letër
Vijat e një peme me rrënjë në qiell
dhe, si i marrë prej dehjes
me këmbët që më dridheshin
I hipa trenit
të kthehesha askund…

Sot jam dehur,
Por,jo me uiski…

Boston, 2018