E gjithë familja në skenë! Yllka, Amos dhe Elia bëhen bashkë dhe ja ku do t’i shohim

643
Sigal

Shumë shpejt, aktorja e mirënjohur Yllka Mujo do të sjellë në skenën e teatrit një shfaqje që do t’i bëjë bashkë dy fëmijët e saj Amosin dhe Elian.

Ka qenë vetë Amosi ai i cili ka thënë në emisionin “Rreze Dielli” se nëna e tyre u ka lënë liri të plotë për të zgjedhur veprën që do të sjellin në teatër të tre.

Amosi i ka provuar magjinë e skenës me nënën e tij, por tashmë është koha të mblidhen të tre bashkë në një vepër që me siguri do të mbahet mend gjatë.

“Mamaja na ka dhënë një liri absolute të dyve për të zgjedhur, edhe mua edhe Elias. Kemi bërë një projekt që nuk ka dalë akoma, shfaqje teatri, të tre së bashku si në jetë: yllka nëna, Elia motra dhe unë vëllai, vetëm se ajo është një ‘histori makabër’, ku nëna dhe vajza vrasin djalin, sepse nuk e dinin që ishte djali, nëna dhe motra ushqeheshin duke vrarë klientët e hotelit që kishin, nuk kemi patur mundësinë t’ia shfaqim publikut por do të vijë në një të afërt shumë të shkurtër”, thotë Amos Mujo Zaharia.

Amosi thotë se me të motrën Elian, në pjesën e aktrimit janë të ndryshëm, kanë karakteristikat e veta dhe kjo për të është gjë e mirë pasi sjell diversitet.

Herën e fundit që i pamë të tre bashkë në skenë, ishte në festivalin “Kënga Magjike”.