Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Ndarja e ftohtë

283
Sigal

Na ndau koha,dëgjova të thotë
jo,vërtet atë kurrë nuk e besova
koha ndan vetëm njerëzit e ftohtë
ata që duhen,jo,jo,s’i ndan dot koha,,

Hodha sytë, thjesht për ta parë
dy trupa rrinin gjatë, si të ngrirë
ç’u bë ku vajti humbi fjala e parë?
Të dua ,më the ti,për perëndinë.

“Të besova,thjesht pa të parë në sy
dridhje ndjeva vetëm në dorën time
kjo botë për mua mblodhi pabesi
zemrën bëri copë, e veshi me lëndime.”

“Gur besoj të ftohtë pate në kraharor
s’të ndjeva kurrë në të ëmblin përqafim
ky, mendova,është karakteri burrëror
por,jo është vërtet,më i madhi zhgënjim”