Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Futu në lëkurën time

63
Sigal

Futu nē jetēn time!

Ndrysho atē rrjedhēn e çuditshme, qē pluskon mes ajrit dhe dhimbjes.

Futu nē lëkurēn time,

dhe do tē ndjesh mijēra pluskime,

qē kērkojnē tē mbushen,

me vlime gjaku,

me pērkujdesje qē lēkunden,

nga fjala jote.

Nēse do gjesh heshtjen e shpirtit tim,

nëse do mbjellēsh njē lumturi,

dielli do shtrijē rrezet nga pema jote,

gēzimi do shtrijē trupin,

ndalur te njē filizē,

qē mesa duket kish ngelur e parritur,

nga krahët e njē dege tē njomē.

Po vinte mēngjesi ,

qē kushedi çfarē kohe parashikonte….