Suplementi Pena Shqiptare/ Robert Harxhi: DIL XHAXHO E MË JEP MEND

342
Sigal

Hiqu, hiqu more Berti

Qenkëshe vërtet laneti

Këtu stani këtu deti

Sa të ka zili dhe mbreti

 

Këtu stani e këtu deti

Parajsa edhe xheneti

Këtu fati dhe kismeti

Ti rrije erdhi të gjeti

 

Berti urat perëndije

Të gjeti fati tek rrije

Ulur lisit në një hije

T‘u qas njëra me terbie

 

Të goditi lehtë te supi

Aman Berti të këputi

Zemra të kërceu pupthi

Të ndezi si flakë baruti

 

Ç‘qe ruajtur ky peshqesh

Erdhi dhe të tha në vesh

Do apo nuk do baresh..!?

Qimet përpjetë me gjithë lesh

 

T’u mor goja po jo ppppo

Ç’pate të tha do, a s’dooo

Po moj poo, dua si s’dua

Po ulu një, çikë tek mua

 

T’u ul pranë e me një frymë

Të shtyhu, të shkeli synë

Ta kuptoi terezinë

Dhe me takt të dha CV-në

 

Lexove,  po ç’të lexoje

Nga sytë xixa, gjë s’shikoje

Ç‘ të shihje o Bert fakiri,

Gati sa s’të doli syri

 

T’u mor goja dhe u meke

Nuk the as peqe e as lepe

Kthe dopjo edhe kthe teke

Tu bë nata në vaft dreke

 

T’u ndez së prapthi çibuku

Ja dhe vrapit te muslluku

U dogje u përvëlove

Në muslluk e dot s’u shove

 

Me instiktin e një plaku

Hodhe dorën te bixhaku

Menjëherë të zuri gjaku

There dy, tre, desh te pragu

 

Të dëgjuan gjithë sa qenë

Thoshje bimni gjith kopenë

Ulurim tunde gjithë vendin

Gati sa s’there dhe qenin

 

Të qe bërë mendja Apash

Sa që t‘u duk qeni dash

Vije vërdallë pleqërisht

M‘u si aeroplan pa bisht

 

Dil xhaxho e hajd në dhen

Dil që të më japësh mend

Berti që njihje u çmend

Ulurin sa tundi vend

Ka zbrit ujku ne Sarend

 

Dil ku je, xhaxho shepraku

Si i zgjuar, si më plaku

Mos e qorrollis së paku

Se Bertin e ka zënë gjaku

Ngeli me dorë te bixhaku

 

Berti në këtë nën dorë

Ngeli me bixhak në dorë

Ulurin si ujk në borë

Ther cjep edhe desh përçorë

Perëndia vëntë dorë….!