Suplementi Pena Shqiptare/ Vangjush Saro: FJALIMI I MIUT

279
Sigal

Te kafeneja përmbi fshat,

ç’kish mbetur në një gotë lëpiu.

Pastaj mbi dysheme bënte paradë,

madje zu mbante fjalë Miu:

“S’më kishte rënë rasti më parë,

por ja tek ra tani;

pra, mbani vesh…”

Një putër shpejt e hoqi zvarrë

dhe fjalën ia la në mes…

 

GJETHET

Ca gjethe fluturojnë për një çast

dhe enden qiellit tolerant…

Herë tremben, herë thonë plot gaz:

“Jemi këtu lart! Po po. Këtu lart!”

Por qielli është një sfidë e madhe;

dhe fluturimi gjithashtu.

Pas një copë herë, lodhen e mardhin

dhe bien të shkretat përdhe,

kuturu…