S’më duhen më ëndrrat e tua,
Eh tani u plaka.
Ne do të të dergoj më thua,
po jane pak si të gjata.
S’janë më rinore (punë pleqërie),
s’besoj të të tërheqin.
Kanë brenda lodhje,çaste mërzie,
asgjë nuk mund të ndreqin.
Janë me doktorë e me ilaçe,
dhe mund të të trembin.
Nuk janë si lulet nëpër bahçe,
ndoshta mund të të dhëmbin.
Janë me rënkime dhimbjesh,plagësh,
me trasta farmacie.
Sikur te jem dimër i lagësht,
me teka femije.
Janë shumë të trishta (dhe mund të qash)
po unë se dua lotin.
U bën tre vjetë të tilla pash,
helmuan dhe të zotin.
Kështu dhe unë s’po të dërgoj,
nga ty s’dua e s’dua.
Ato të parat po i strehoj,
po askujt mos i thua.





















