Ngjitem lartë nga Shëmërtiri,
nga maloria s’ndjej bezdi.
Limar po të vjen i biri,
plot me këngë dhe poezi.
Ke qënë,mbetesh ëndërra ime,
në diell dhe në stuhi.
Je malli me vargëzime,
më prit se po vij aty.
Pse më shikon i habitur,
pse të lutem s’po më nje(h),
Balta jote më ka rritur,
jam ai që isha dje.
Të kam mikun më të vjetër,
që më mbush plot me ide.
S’kam se ç’të të dhuroj tjetër,
veç vargjet e këngëve.
Sa herë malli më zgjon natën,
sa herën ditën jam atje.
Fatet tona kaq e patën,
vetëtimë edhe rrufe.