Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Nëse mundesh

128
Sigal

Nëse mundesh

kur punët në jetë,

të marrin për mirë

dhe Zoti vërtetë,

të do me dëshirë.

Këtë mirësi,

nëse do dhe mundesh,

fale o njeri,

që të mos lëkundesh.

Fale, bëj të mira,

mos i përmend kurrë

dhe ditët e nxira,

do të quajnë burrë.

Nuk është dobësi,

o njeri shpirt-gjerë:

dhuro dashuri

edhe në humnerë.

Dhuro buzëqeshje

dhe kur bie shi,

s’do ta quaj qeshje,

as katrani zi.

Nëse të përdorin,

thjeshtë nga mirësia,

le t’ua ngrejë kartonin,

vetë Perëndia.

 

 

 

 

Mos më pyet!

Mos më pyet: Ku janë varret?

Ku dhe bari pikon lot!

Ku dridhen gurët dhe qarret,

ku dhe fjala nuk flet dot!

Mos më thuaj : Ku janë varret

se atje kam gjysmën tjetër!?

Kur të vete do qaj hallet

dhe s’do kem nevojë për mbretër.

 

Riza Çato

Loti po më tret

 

Loti po më tret,

malli nuk u ndal.

Po na ndan një det,

oh ç’kam rënë në hall!

Po të humba ty,

s’ka më dritë në sy

dhe po rrojta ca,

rroj sa për bela.

Më keq se kaq s’ka,

buza s’bën shaka.

Bota duket kot,

Aman Zot o Zot!

Pritëm se do vij,

të më rritësh ti,

për pak dashuri,

le të bëhem hi.

Nuk po duroj më,

s’nxjerr as fjalë, as zë.

për një hiçmosgjë,

gjumi nuk më zë.

I dënuar pa vendim

Kur në jetë nuk pret asgjë,

as kërkon e as nuk jep,

vdekur ke që ç’ke me të,

por s’është shpallur në gazetë.

Ndaj jetoje vdekjen tënde,

Për së gjalli fli me të.

Askush nuk do thot u çmende

edhe burg s’bën për këtë.

I dënuar pa vendim,

por ndëshkimi është i rëndë

se kur shpall kapitullim,

derdhet lot, s’këndohet këngë!