Ç’mu desh që shkova kësaj rruge,
si dikur njëherë.
Më dukesh vetia si jetim,
njeri ne bese i prerë.
Kjo rrugë gumzhin nga puthjet rozë,
kjo rrugë është vetë rinia.
Nuk ke nevojë të marrësh dozë,
të dozon dashuria.
Dhurojnë vajzat buzëqeshje,
me buzët në formë zemre.
Të kolme duken që në veshje,
sikur kanë lind prej ëndrre.
Të japin puthje nga ballkoni
dhe s’kanë ndrojtje nga drita.
Këtu s’përfillet hiç zakoni,
zemrat të ngrejnë prita.
Një trëndafil i aromuar,
dhurohet pa siklet.
Aty si zog të rri në duar,
Perëndia,Zoti vet.
Sikleti qenka me veten time,
jo s’ma jep kjo rrugicë.
Aty të puthin me shikime
dhe dimri nuk ka ngricë.
Enigma vetë aty zbërthehet,
magjia jeton gjatë.
Aty dhe vdekja zë gënjehet,
kur vajza puth një plak.



















