Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Pullumb Ahmeti

285

KJE PA KTHIM

Një fjalë e thën` mes nesh,
si ortek përplasur buzës,
vetëtimë e rënë prej resh,
e heshtur s’ju ndave rrugës.

Ngadalë çapitesh lodhur,
rrebesh shiu mbi shpatull,
pa kthim, askund ndodhur,
trupi ndan rruge lagur.

Vetëm një fjalë e pa peshuar,
goditi dhimbshëm krenarinë,
si rrufe në qiellin mbuluar,
tronditi të brishtën, dashurinë.

Një ikje mes shiut nxituar,
qëndronte pikëloti në sy,
një falje me puthje mikluar
s’të ndali të rrije akoma aty.

Ikje mendueshëm pa kthim,
pa pyetur të rrahurat e zemrës,
një thirrje të prish qetësin,
një fjalë, pse ta theu ndjenjën?

Hapin në ujëra s’ma ndale,
rrathët godisnin në shpirt,
me përulje kërkoi dhe falje,
përse e ngrite këtë zemërim?

Ti fllad I ngrohtë pranvere,
ti rreze diellit mëngjesor,
ndale hapin, në më deshe,
pyete zemrën, në më do…

Për një fjalë të thënë pa dashje,
s’ka pse ikën rrugës pakthim,
dashuria s’është kështjellë rëre,
por ndjenjë e ngritur me mundim.

Ndale hapin të ndalen rrathët,
portat hapur kam lënë për ty,
nuk dua në ikje të shoh krahët,
kthehu të shoh pikëlotin në sy.

Fjala iku larg e mori era,
me shiun e rënë me rrëmbim,
kthehu tek unë, të pres, eja,
dashuria kërkon dhe pajtim.

Kthehu, mos ec rrugës pa kthim,
Një fjalë nuk mund ta shembë dashurinë.
*****
Varg Ahmetian

 

 

 

MES FJALËSH TË PATHËNA

 

Me cepin e syrit më ndiqje,
në muzgun e shpirtrave ku ra
s’e di pse ndodhi kjo ikje,
si ndodhi kur buza ta tha?

 

Tik-takun e zemrës time,
mos vallë e ndjeje dhe ti?
Ç’të hap, zhytur në dhimbje,
ç’kërkon e çfarë ndjek me sy?

 

Ta ndal, të mos eci më tutje,
mes pyllit me degët trazuar,
në zemrën time pse bujte?
Më thuaj një fjalë të bekuar…

 

Më shpon shikimi në shpinë,
thëllim i ftohtë kur fryn veriu.
Mos vallë të duam ne nuk dimë,
dhe unë kam zemrën e një të riu?

 

Ika mes fjalësh të pathëna,

i zhveshur shpirti si këto degë,
në tokë shkel gjethet e rëna,
Në shpirt shpresa më ka ngel…

 

Për ty dhe shpresën hedh tutje,
e kthehem me erën e Jugës.
ta mbyll atë shteg me puthje
Me puthjen shkrumbuar buzës.

 

 

 

SYRI

Këmbëzbathur mbi qerpikë,
majë gishtave më vallëzon.
Futu brenda, mos ki frikë,
zhvish fustan’ se të pengon.

 

Se ky sy i madh, brilant,
portën hapur la për ty.
Pse shikon, nuk e beson?
Është parajsë mbushur me yj.

 

Gjithë ç’shikon, është hon i thellë,
syri shpellë – labirinth.
Kush kërkon, aty gjen,
rrugë zemre për të hyrë.