Suplementi Pena Shqiptare/  Petro Marko:  …Marrëzi, turp, turp dhe mëkate

157
Sigal

Marrëzi, turp, turp dhe
mëkate
për jetën e tërbuar,
se kur më ndal, o gjenerate,
që vuan rrugës ndonjë natë.
Më merr për të dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jetë, linda në shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
në ç’dhera e në ç’dete?!
-Çudi! ç’kërkon prej meje ti?
Dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varfëri
me hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as më thua?
-S’e di! jo, nuk e di!
Po lermë, o jetë, ç’ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëhere, jetë e krisur,
për mua mos pyet,
se qysh n’agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite!…
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mëkatar,
as faliju ligjes sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s’jeton me shqetësime!…
-M’u thell’ në brendësirë
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote fuqiplote.
Në gjirin tim si hekur;
si hekur e çelik,
qëllo, qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshirë
e pa pendim!
Se m’u në thellësirë
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd.