Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Bashkim Hoxha diellon edhe në “Dimrin e Librave”

62
Sigal

Të shkruash për Bashkim Hoxhën të duhet shumë më shumë vend se një hapësirë si kjo, pasi vektorët e jetês së tij janë të shumtë. Rrallë ka mes nesh qytetarë të angazhuar me shoqërinë shqiptare në përmasën e tij: shkrimtar, dramaturg, gazetar, komunikues publik, e mbi të gjitha, një qytetar me rraso njerëzore të veshur plot mirënjohje.

Njerëz si Bashkim Hoxha arrijnë të bëjnē me përkushtimin e tyre njē Shqipëri më të madhe nga ajo që njohim, për shkak se me fuqinë e komunikimit të tyre, të sjellin kaq pranë me zë e shqetësim, ndjesi e brengë, mijëra e mijëra shqiptarë çdo ditë e paprerë.

Mes romaneve të shumtë në jetëshkrimin e tij letrar, Bashkim Hoxha sapo na prezanton me romanin e radhës “Dimri i librave”, një histori që e sheh gati si film, prej stilit të tij të patjetërsueshëm. Kundron kohën ku jeton dhe trishtimin që të shkakton shkujdesja ndaj saj dhe këto janë qasje të autorëve humanistë dhe tē lidhur me lexuesin e kohës së tyre.