Suplementi Pena Shqiptare/ Panajot Boli: Me gotën e verës …

Me gotën e verës po e shuaj sonte mallin.
Të pres zemër të më vish me gaz e lumtur.
Gllënjkë pas gllënjke, ah, po filloj të lotojë.
Eja ti, m’i tha me hiret e tua nazetundur!

Me gotën e verës po e shuaj sonte mallin,
në lëngun e lumturisë tani yjet notojnë.
Zhytem në thellësi të dashurive të kaltërta,
si polumbar, sytë e mi me etje të kërkojnë.

Sigal

Me gotën e verës po e shuaj sonte mallin!
Ti rreth dritës sime po vërtitesh si fluturë.
Në pikat e fundit të verës, që ngjajnë qiell
më shfaqesh mes yjeve, ti, ylli më i bukur.

Me gotën e verës po e shuaj sonte mallin!
Hëna e dehu natën dhe me magji e ndrin.
Qielli e hapi skenën me ngjyrat e ylberit,
valltarëve yje, mbreteresha ime po u prin