Kryegjyshi Edmond Brahimaj: Bektashinjtë, kontribut për paqen

54
Sigal

Në studio me kryeredaktorin e programit shqip të Radio Vatikanit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Edmond Brahimaj, shpreh përshtypjet e tij nga takimi i sotëm me Atin e Shenjtë, shpjegon kontributin e rëndësishëm të bektashinjve në shoqërinë shqiptare dhe flet mbi idenë e shtetit bektashi në Shqipëri.

Pasi u takua, (16 janar), në audiencë me Papën Françesku, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Edmond Brahimaj, së bashku me delegacionin shoqërues, bënë një vizitë në Dikasterin për Dialogun Ndërfetar e, më pas, erdhën në Radio Vatikan, për një bisedë në studio me kryeredaktorin e programit shqip, don David Xhuxhën. Gjithashtu, Haxhi Dede Baba Brahimaj u prit nga drejtori editorial i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, Andrea Tornielli, si edhe nga përgjegjësi për Radio Vatikanin në këtë Dikaster, Massimiliano Menichetti.
Audienca e sotme me Papën Françesku

Gjatë intervistës me don David Xhuxhën, Kryegjyshi shprehu përshtypjet e tij nga takimi me Atin e Shenjtë, shpjegoi kontributin e rëndësishëm të bektashinjve në shoqërinë shqiptare dhe foli mbi idenë e shtetit bektashi në Shqipëri. Ta dëgjojmë