Kuvendi rishpall tenderin e Inteligjencës Artificiale, tenderi shkon në 1 milionë euro!

Kuvendi i Shqipërisë nuk heq dorë nga Inteligjenca Artificiale, teksa ka shpallur tenderin e sistemit dhe të mirëmbajtjes. Janë dy procedura me vlerë mbi 1 milionë euro, për implementimin e sistemit audio-video. Ku procedurës iu shtuan edhe 200 mijë euro mirëmbajtje!

Shtetarët dhe politikanët shqiptarë, vazhdojnë të krijojnë privilegje shërbimesh dhe pagesash për veten e tyre. Kur është fjala për ato që kanë lidhje me kërkesat jetike të popullit si rritje pagash, ndarje banesash sociale, rritje ndihme ekonomike, rritje pensionesh invaliditeti, për ulje çmimi energjie, uji, ushqimesh, transporti, librash, shkollimi, ilaçesh etj., ata bëjnë premtime butaforike, por vendimet për to i zvarritin me vite… pa i votuar, duke i futur nëpër amendime e projektligje pa fund, me debate të qëllimshme fiktive. Madje tani tenderohet pwr zbardhen e fjalwve tw deputetwve, por kemi parasysh se shumica e deputetwve sipas raportit tw ISP nuk flasin fare nw Kuvend, por vwtwm sa ngrohin karriget. Larg qoftw, mos shpikin dhe ndonjw tender shpwrblimi pwr deputetwt qw ngrohin mw shumw karriget, se pwr tw folur pwr hallet e qytetarwve kanw marrw stafetwn ‘memecwt’ e vitit.

Kuvendi i Shqipërisë nuk heq dorë nga Inteligjenca Artificiale, teksa ka shpallur tenderin e sistemit dhe të mirëmbajtjes. Janë dy procedura me vlerë mbi 1 milionë euro, për implementimin e sistemit audio-video. Procedurat u anuluan dy herë me radhë për mungesë oferte, madje u shpallën edhe nga ish-kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Por, edhe procedura e parë e kryetares aktuale Elisa Spiropali u anulua, teksa kjo është hera e tretë e vërtetë.

NOA

Ajo që vihet re në këto procedura është vlera e shtuar e tenderëve, ku kësaj here ka shkuar në mbi 1 milionë euro, pasi vetëm mirëmbajtja kap vlerën e 200 mijë eurove. Një shumë e majme për një shërbim që e kanë bërë deri më tani punonjësit e Kuvendit. Por, nëse akordon një shumë të tillë a është ulur numri i punonjësve? Normalisht që jo, pasi nga viti në vit dhe me ndryshimin e kryetarëve, numri vetëm sa është shtuar.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur tenderin me objekt “blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio- video të Kuvendit, bazuar në Inteligjencën Artificiale dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj”. Vlera e tenderit është plot 75 milionë lekë, teksa bëhet fjalë për “paketa softëare dhe sisteme informacioni”.

Shtetarët dhe politikanët shqiptarë, vazhdojnë të krijojnë privilegje shërbimesh dhe pagesash për veten e tyre. Kur është fjala për ato që kanë lidhje me kërkesat jetike të popullit si rritje pagash, ndarje banesash sociale, rritje ndihme ekonomike, rritje pensionesh invaliditeti, për ulje çmimi energjie, uji, ushqimesh, transporti, librash, shkollimi, ilaçesh etj., ata bëjnë premtime butaforike, por vendimet për to i zvarritin me vite… pa i votuar

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tjetër procedurë, me objekt “shërbim mirëmbajtje i sistemit audio-video 24 muaj”. Vlera kësaj radhe është rreth 20 milionë lekë, teksa bën fjalë për “pajisje audio-vizuale”. Çuditërisht, në tenderin e parë është edhe mirëmbajtja. Por, në procedurën e dytë është vetëm mirëmbajtja!

Por, këto s’janë të vetmet shpenzime të Kuvendit, i cili ka planifikuar edhe tenderin “shërbim mirëmbajtje e sistemit elektronik të votimit” me një afat 24 muaj. Fondi limit i kësaj procedure është 16 milionë lekë.

Disa javë më parë, VoxNews publikoi informacionin për dështimin e tenderit për të futur Inteligjencën Artificiale në Kuvend. Arsyeja e anulimit ka qenë për shkak se në procedurë nuk mori pjesë asnjë firmë.

Por, për çfarë duhet Inteligjenca Artificiale brenda Kuvendit?! Për t’i zëvendësuar ligjvënësit? Për të bërë modifikimet e projektligjeve që vijnë nga institucionet? Kuvendi shkruan në dokumente se objekti i procedurës ka qenë për të analizuar audiot dhe videot! Hartuesit e dokumenteve të tenderit të Kuvendit shkruajnë se kanë tentuar që të blejnë një sistem të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kjo e bazuar në Inteligjencën Artificiale dhe shërbim mirëmbajtje për 48 muaj.

Por, nëse do të merret Inteligjenca Artificiale me transkriptimin e audiove-videove, po qindra punonjës të Parlamentit çfarë do të bëjnë? Në dokumente shkruhet se arsyet e anulimit të kësaj procedure ka qenë se “në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”.

Në atë kohë VoxNews shkroi pas anulimit se “kjo s’do të thotë që Spiropali apo zyrtarët e tjerë të Kuvendit nuk do e hedhin sërish në tenderim. Ndoshta edhe për t’i rritur vlerën, pasi nëse dështon tentativa e parë, rritet vlera e fondit limit. Një skemë e përdorur rëndom nga institucionet e tjera, që tashmë mund të prekë edhe Parlamentin”.

Në fakt ashtu ndodhi, pasi procedurës iu shtuan edhe 200 mijë euro mirëmbajtje!