U dhunua nga truprojat e Ramës e Ballës/ Omi: Zyrtarizuam padi penale kundër rilindasve për ushtrim dhune

47
Sigal

Taulant Omi, organizator i protestës përballë zyrave të ‘Home Office’ në Britani, përmes një postimi në Facebook shkruan se si organizator i protestes të 24 Nëntorit në Londër jashtë Copperbox ka ngritur padi ndaj personave ‘rilindas’, të cilët në cilësinë e organizatorëve të takimit me komunitetin në Londër kanë orkestruar dhunën ndaj shqiptarëve të pranishëm në takim.

‘Të gjitha akuzat janë të dokumentuara me video dhe dëshmitarë se si GD security dhe Kujtim Hasanaj kane urdheruar rojet e kompanisë të tyre te ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve brenda sallës ku po mbahej takimi’ –shkruan Omi.

Postimi i plotë:

Përshëndetje

Si organizator i protestes të 24 Nëntorit në Londër jashtë Copperbox dhe bashkpunim brenda sallës me duatëvotoj2025.

Unë Taulant Omi bashkë me Ilir Meshi, Arjan Lleshi , Gentian Klosi, Mevlan Mata, sot zyrtarizuam padi penale dhe civile kundër personave.

Edi Rama, Tauland Balla, Pjerin Ndreu, Lavdrim Krashi, Kristo Papa, Ervin Mulaj, Indrit Mulaj, Kujtim Hasanaj, Pup Thaçi, Genti Thaçi, Gent Dedej,Kastriot Zefi, Endri Thaçi, Rogers Shehu.

Këto persona në cilësinë e organizatorëve të takimit me komunitetin në Londër kanë orkestruar dhunën ndaj shqiptarëve të pranishëm në takim. GD security dhe Kujtim

Hasanaj kane urdheruar rojet e kompanisë të tyre te ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve brenda sallës ku po mbahej takimi.

Të gjitha akuzat janë të dokumentuara me video dhe dëshmitarë.