Suplementi Pena Shqiptare/ Nëse takoj Zotin, do t’i tregoj Atij gjithçka

566
Diana Skrapari
Vendi im, 
Perëndia ime, 
Është i mbuluar me gjak dhe pluhur,
Ne, fëmijët,
Jemi të braktisur në rrugë të shkreta,
Dhe kemi prindërit tanë 
Si mbrojtja jonë e vetme, 
Por edhe ata vdesin të pafuqishëm,
Nën bomba dhe plumba. 
“Unë nuk të lë ty,
Ushtar i një kasapi, 
Të prekësh nënën time, 
Lëre të gjallë,
Çfarë të bëri ajo? 
Një vajzë e vogël, 
Duke mbuluar nënën e saj me duar, 
Bërtet. 
Ajo është një fëmijë i Perëndisë, 
Që dëshiron të jetë e lumtur
Dhe ëndërron të më shoh si rritem. 
Oh, Perëndia im,
Më mungojnë aq shumë,
Ato kopshtet ku luanim, 
Tani janë të mbuluar me pluhur dhe gjak, 
Shikoj Qiellin,
Dhe pyes veten, nëse ekziston vërtet, 
Pse na le në duart e një kasapi, 
Që theu ëndrrat tona,
Na thau në tokë?
Nëse unë të takoj, Zoti im,
Do të të them gjithçka, 
Nuk ka asgjë,
Këtu për ne, 
Një njeri i poshtër, 
Si një dimër siberian, 
Na ka venitur, 
Ne jemi engjëj,
Dhe jemi larg nga parajsa juaj, 
Vijmë nga një vendi i largët, 
Ku kanë vrarë shpresën,
Jetën …
Sigal