Zabërzan, sa të jem gjallë;
do t` kujtoj gjithnjë me mall.
I ke shokët e rrallë,
se nga ai fshat unë kam dalë!
Do mburrem sa të jem gjallë.
Për gjithçka që unë kam marrë,
Për gjithçka që më ke dhënë,
S do të ndërroj më asnjë vend.
Sa i bukur më dukesh ti
s`të ndërroj më asnjë stoli.
Sikur të jetë dhe flori
se kam marrë gjithçka nga ti.
Çdo njëri le të shoh vendin e tij!
Të çmallet sadopak,
për mos i mbetur merak;
për t`u prehur rehat.
Kujtesë prindërore
Me prindërit mos u mērzisni,
Se ju keni kohë të “gëlltisni”,
Me prindërit mos u zëmëroni,
Se kur të kuptoni e t’i kujtoni,
S’keni kohë t’i korigjoni.
Prindërit mos i ngarkoni,
S’kini kohë t’i shkarkoni,
Prindërit mos i lëndoni,
Pamundësi t’i mjekoni.
Veçse sjellja e mirë,
Buzagas e me dëshirë,
Për ata është ëmbëlsirë,
Është shëndet e jetë,
Është kënaqësi e vërtetë



















