Kush i di vuajtjet e tua?
A ta ndjejnë lëmshin në fyt?
Thonë gjithmonë ato që s’ thua
…. SYTË!
Ngrihe dorën, kape qiellin.
Je i fortë mos e harro!
Hapi krahët, shijo diellin;
të buzëqeshësh mos nguro.
Mos i lër ëndrrat të vdesin,
as të presin, është gabim.
Kape për fyti mëngjesin;
mos harro, e ke fuqinë.
Mbaje mend; linde i vetëm!
Pra me veten ta kesh mirë
me të tjerë shkëmbehe jetën;
bëje, nëse ke dëshirë.
Kush i ndjen vuajtjet e tua?
Për të hidhu dhe në flakë.
Edhe shumë, më shumë ta duash,
se është shpirti yt binjak.
Unë, “kaq pak” nga jeta dua!
Për ty s’e di në do “kaq pak”!




















