Konstelacion
Vajza Joana Dhiamanti e rritur në bukuritë e trëndafilave dhe glikove të Përmetit, me harrenë klarinetës së gjeniut Laver Bariu dhe flladitjen e Vjosës lumë.
Te gjithë këtë bukuri natyrore të kaluar në filtra artistike,
Joana e talentuar na e sjell të interpretuar në vepra arti në gjinine e qelqit artistik.
Siç është vetë Kristal e këtë “sherr “ ka edhe me mrekullinë e Vjosës lumë, princesha e gjinisë së qelqit na sjell lojën artistike në mes të galerisë me klas, dinjitet profesional.
Format virtuoze në qelq të modeluara në kornizë me siluetë hekuri të trajtuar me kovac, e përbën çdo punim një kryevepër.

Fuqia dhe magjia artistike, që e krijojnë vetite e qelqit dhe talenti,,inteligjenca artistike e Joana Vasil Zhaneta Dhiamanti të befason dhe lumturon me skurpulozitetin e këtyre veprave.
Si punimet e vogla dhe punimet e mëdha vallëzojnë fuqishëm.
Kompozimi dhe shpërndarja e këtyre veprave ,e bëjnë ambientin meditative.
Loja vëllimore e qelqit dhe fuqia kolorike,na bën te ndihemi sikur jemi buzë Vjoses fantastike apo Rivieres hijerënde.
Padyshim këtë mrekulli interpretimi e kemi ndjerë dhe jemi rritur nga vargjet e poetit te madh Xhevair Spahiu dhe titanit Petro Marko,apo vargjet e te rëndit Lefter Cipa.
Kjo ekspozite eshte shkolle dhe akademi per të gjithe vizitoret,por sidomois per të rinjte e talentuar dhe avanganden e vëmendshme.

Vazhdimesine zinxhir gjithmonë e kemi respektuar,por në kete rast merr nje rëndesi domethenëse,sepse Joana konsolidon rrugetimin e prindërve te saj,babait Vasil mjeshtër qelqi dhe këtë e kthen ne ortek artistic edhe Zhaneta nëna e Joanes,por pa anashkaluar Marion plot klas dhe qëndrestar kritik i kornizës artistike.
Shembujt si vajza e profesor Muntazit që ecën ne rrugën e ndritur te babait,apo Ergys Krisikoq e ecën ne rrugën e babait,profesorit Avangard kurdoherë Kristo Krisiko,thjesht na kujtojnë se luftojmë rreth nje boshti te konsoliduar.
Bravo Joana
Skulptori Qeramikës
Flamur Kalemi




















