Suplementi Pena Shqiptare/ Veprore Xhaja: Plaga e shpirtit

604
Sigal

Më ka ndodhur edhe mua,
që ta pres gishtin me thikë.
Oh, sa shumë jam mërzitur,
kur e pash gjakun pikë-pikë..
.
Shpejt mora e mjekova.
gjak e dhimbje nuk ka më.
Sa kaluan dy tri dite,…
sikur nuk kish ndodhur gjë!
.
Po kur plaga është në shpirt
thellë teje ajo qëndron…!
Nuk ka fashë as mjekim.
nuk ka bar… që e shëron!
..
Thonë, se nuk shërohet lehtë.
As me kohën që kalon,
Menjëherë sa ndryshon moti.
Ajo nis edhe pikon!