Suplementi Pena Shqiptare/ Mira Meksi. Mjeshtre e fjalës artistike në prozën bashkëkohore

1628
Sigal

Mira Meksi është shkrimtare bashkëkohore dhe përkthyese shqiptare. Mira Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen për t’u përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marques, dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjioze, ku përmendim botimin e Romanit “E kuqja e demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”. Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”.

Arsimimi

Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë); Studime te larta për Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Specializime:

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Studime: Letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Disa nga veprat 1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj),

Shtëpia Botuese “8 Nëntori”.

♦1990-1993 Redaktore & Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

♦1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

♦1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Fondacion  kultura shqiptare.

♦1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare “Mehr Licht”, anëtare e rrjetit evropian letrar EUROZINE

♦1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të “VEVE Group”.

♦1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

♦2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”.

  • Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire, Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga etj.
  • Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: “30 vjet Poezi” të I. Kadare; “Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe” në spanjisht.

Tregime: “Flutura mes gjinjve”

Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”

“Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”, “Pa zemer në kraharor”, “Vrasje në Venecia”

Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; “Zonja plakë e Parisit”

■Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: “Guri Filozofal”, “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Çmimi Letrar “Gjergj Fishta” dhene nga Ministria e Kulturës se Shqipërisë

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhënë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës “Gjergj Fishta 2011” t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.

2015: Çmimi i Përkthimit 2015 Panairi i Librit

2015: Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”

Vepra origjinale e Mira Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht, gjermanisht etj.