Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Osmani: Kjo grua

Me hap të butë po vjen ngadalë,
me një erë mali, me shi rrëmbyer.
Mbi trotuare do shtrohen pale,
gjethet me perëndime ngjyer.

Do fshihet pas reve dielli i ngrohtë,
por ende tingëllojnë këngë ndër degë.
Do nisin zogjtë udhëtim ndër botë,
veç zjarri im është prush si shegë.

Sigal

Vjeshta, kjo grua me aromë molle,
më deh dhe më sjell nostalgji!
Se dashuria është si një kollë,
s’e fsheha dot, se është magji.

Dhe kur magjia bëhet varg,
se poezi është e gjithë vjeshta.
dallëndyshet ikin larg.
Poetët i shkojnë pranë me rreshta.

Me aromë frutash vjen ngarkuar,
një stinë me nota kompozimi;
më gjen më shumë të dashuruar,
Muzë, puthur nga vetë frymëzimi…