Jeta është një lojë e gjatë
ku herë fitojmë e herë humbasim.
Një ditë…
Ah, një ditë, humbasim për gjithnjë
të drejtën dhe mundësinë
për të luajtur.
Të tjerët pas nesh
do na bëjnë vlerësimin,
nëse ishim apo nuk ishim lojtar të mirë,
ose do na harrojnë,
sikur nuk kemi luajtur kurrë.
Do tretemi në errësirë.