Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Mendo për mua çdo çast…

Mendo i dashur ccdo minutë për mua,
edhe kur neurocortexi shkon në gjumë,
dhe kur,si shtërgu fluturon shqetësuar,
se zogjtë tanë kanë mungesa shumë.

Përmes ëndrrës prek një dimension tjetër,
atje ku ndodh lindja e yjeve të rinj,
re të trazuara sillen rreth tyre egër,
por era mëmësore i mbulon me gjinj.

Sigal

Foleza tokësore është si rajoni Mjellma,
ku yjet zhduken e migrojnë larg,
por unë dhe ti, s’i duam këto brenga,
ndaj për mua mendo çdo çast…

Se unë e ti duhemi dhe në varfëri,
edhe kur shfletojmë jetën e bekuar,
kur sytë e tu i ngjajnë yllit në ëndërrim,
ne të dy ngjitemi në zenit gazmuar.

Thëllëzë e vetmuar mbeta…

Ti fluturon larg strehës, si zog i lirë,
dhe unë e mjera s’kam kujt t’i flas
qaj si thëllëza,vetmuar në mugëtirë,
e zemër dalldisura loton, sa plas.

Dhe mbaj vesh, nëse troket, në derë,
si zogu i dimrit vetmuar nën një lis,
hirtëzohet syri dhe shpirti nxjerr vrer,
mbi buzët e mpira, dimri vallen nis.

Oh, ç’u zbardh fije e fundit, gjithë floku!
Qerpiku dallgëzuar fryn e shfryn,
në derë mbeta fishkur, si lule shtogu,
strehës hyri bora,vetëm ti nuk hyn.